MIRËSEVINI TE BOTIMET JOZEF

Botimet Jozef është një shtëpi botuese e krijuar në Durrës në vitin 2012. Nga ky vit e deri më sot ka sjellë për lexuesit shqiptarë një numër të madh botimesh, që nga autorët klasikë francezë si Molière, Voltaire, Victor Hugo, Racine, Corneille, Rostand e të tjerë, (të përkthyera me mjeshtëri nga njohësi i mrekullueshëm i gjuhës franceze, Prokop Gjergo) e deri te ata më të vonë, vendas e të huaj. Një vend të rëndësishëm zënë në fondin e botimeve tona gjithashtu edhe monografitë historike dhe shkencore si dhe librat për fëmijë.

Ndër titujt më të kërkuar, botuar nga Botimet Jozef, mund të përmendim:

– Gjerdani i përkthimeve të Prokop Gjergos (ku përfshihen vepra të klasikëve francezë Molier, Racine, Corneille, Boileau, Hugo, Voltaire, Rostand).

– Titujt: “Pirro”, “Aleksandri i Madh” dhe “Kleoptara”, nga cikli “Njerëz që bënë historinë” të autorit amerikan Jacob Abbot.

-Vepra e plotë e studiuesit triestin Paolo Muner, edhe në version dy gjuhësh (shqip-italisht): “Shpnesa e Shqypniisë – Shqiptarët e Trieshtit”, “Jo vetëm hymni i flamurit”, “Një histori shkodrane”, “Kapiteni i portit të Tivarit”.

– “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe” – nga Kolec Topalli.

– “Shqipëria dhe tokat e lirueme” – nga Romeo Gurakuqi.

– “Historia e Durrësit” – nga Hava dhe Sali Hidri.

– “Sëmundjet, simptomat dhe mjekimi i tyre” – në tre volume – nga Agim Shehu.

– “Dy bredharakë në Shqipëri” – nga Jan & Cora Gordon.

– “Ministri i hekurt – Mirash Ivanaj” nga Lazër Radi.

– “Jeta dhe zakonet e shqiptarëve” – nga Mark Milan (përkthyer nga Lazër Radi).

– “Leksione ëndrrash dhe shpirtrash” – nga Froid & Jung – (përkthyer nga Lazër Radi),

– Vepra e plotë e Platonit – (përkthyer nga Lazër Radi).

– “Jeta e nji njeriu” – vepra e plotë e Giuseppe Ungaretti-t (përkthyer nga Jozef Radi).

– Poezi nga Maram Al Masri.- “Poetë disidentë” – mbledhur dhe përkthyer nga Maksim Rakipaj.

– “Kismeti – fati përrallor i Muhamed Aliut, shqiptarit që themeloi Egjiptin modern” – nga N.Yousry.

– “100 Poezi nga Pablo Neruda” (Fitues i Çmimit “Nobel” për letërsinë në vitin 1971).

– “Hymni i lumturisë” nga Charles Dickens.

– Librat për fëmijë: “Fryrësi i ëndrrave” (B.Villiot), “Libri i Xhunglës” (V.Ovaldè), “Katerinë Sertitydë” (P.Modiano), “Motra prej dëbore”, “Viola dhe gardiania e diellit” (Maja Lunde)

– “Libri i Olimpiadave Junior 1” – nga Robert Kosova.

Në këtë faqe paraqiten botimet tona, ku mund të informoheni më në detaje.

KATEGORITË

DISA NGA BOTIMET TONA

KRONIKË PA QYTET

Ilir Paja

ISBN 978-9928-811-24-0

Çmimi 1000 Lekë  / 10 €

212 faqe

Një roman ku historia lëviz me ritmin e një poezie, për të nënvizuar disa të vërteta të mëdha të jetës dhe të shoqërisë.
Bashkim HOXHA
Shkrimtar dhe dramaturg

Me këtë roman Ilir Paja shfaqet mjeshtërisht si arkeolog i përditshmërisë duke hetuar poetikisht dy dete, ujorin dhe njerëzorin.
Virion GRAÇI
Shkrimtar dhe studiues

PARAJSAT ARTIFICIALE
Drogat dhe njeriu nga këndvështrimi shkencor-shpirtëror

Orlando Donfrancesco

ISBN 978-9928-811-06-6

Çmimi 1200 Lekë / 12 €

214 faqe

Lëndët narkotike kanë shoqëruar njeriun gjatë gjithë historisë së tij si një element themelor po ashtu edhe si një pengesë në zhvillimin e tij. Atëherë si duhet t’i gjykojmë ato nga këndvështrimi shkencor-shoqëror, përtej mekanizmave të njohur kimiko-fizikë? Cili është veprimi i tyre mbindjesor te njeriu? Dhe njëkohësisht, cili është roli i tyre ezoterik në historinë tonë të zhvillimit?

KATËR PALË FLATRA

Flurans Ilia

ISBN 978-9928-811-25-7

Çmimi 900 Lekë  / 9 €

Flurans Ilia bën pjesë në atë grup gjithnjë e më të vogël shkrimtarësh që besojnë me gjithë shpirt se letërsia mund të ndryshojë fatin e njeriut, ose edhe të zbusë, ta bëjë më njerëzore të përditshmen. Pas një përvoje të pazakontë udhëtimesh njohëse në krejt rruzullin dhe në gjuhët e tij kryesore, Ilia njeh me rrënjë natyrën e copëzuar dhe shpërbërëse të pasmodernitetit dhe synon ngjizjen e harmonishme të universit në vetëdijën e lexuesit pikërisht përmes copëzimit të lëndës artistike. Thembra e kujtesës shndërrohet kësisoj në plagë, por në të vetmen plagë nga e cila mund të thithet ajër.
Ardian-Christian Kyçyku

AVENTURA E PARË E SHERLOCK HOLMSIT
Hetim në të kuq

Arthur Conan Doyle

ISBN 978-9928-811-32-5

Çmimi 1200 Lekë / 12 €

124 faqe

Libër me aventurat e dedektivit më të famshëm në botë i shoqëruar me ilustrime

Illustrimet nga Vincent Malliè

ARKİTEKT KOLİQİ – MONUMENTİ “SHÊJZAT”

Jozef Radi

ISBN 978-9928-811-30-1

Çmimi 1600 Lekë / 16 €

584 Faqe

Ernest Koliqi edhe në ditët e vështira të mërgimit, s’e ka pushuar as interesimin e as veprimtarinë e tij të frytshme për punët e emigracionit shqiptar, të diasporës e të shqiptarëve që jetonin nën pushtimin serbosllav. Ai ka ndjekur me kujdes dhe interesim të vazhdueshëm zhvillimin e shkollës dhe të kulturës shqiptare në ato treva dhe këshillonte se “ajo punë e madhe, e filluar aq mbarë, jo vetëm të mos ndërpritej, por të shtohej e të lulëzohej gjithnjë e më shumë, sepse “…vetëm një popull i kulturuar ka të drejtë t’i kërkojë të drejtat e veta dhe t’u imponohet të tjerëve”.
Dr. Lazër Radi

Botimi i së përkohëshmes “Shêjzat” ka për qëllim të kryemit e nji detyre intelektuale kundrejt atdheut, në kohën kur në kuadrantin e historisë grepat po shënjojnë nji ças rreziku jetëshues. Bota shqiptare dhe shqiptarizmi janë kah përshkohen nëpër periiudhën ma t’errtë e të frigueshme të qenjes së vet. Për botë shqiptare, kuptojmë mbarë gjinden qi flet shqip dhe ushqen vullnetin e ngulun m’u rendue lirisht në nji bashkëjetesë vllaznore mbi themel të barazisë së tagreve; për shqiptarizëm, trashigimin shpirtnuer të katragjyshave dhe veçoritë fisnore qi na dallojnë prej kombeve tjera.
Ernest Koliqi – numri i parë i “Shêjzat”

 

NËNA TË VYERA

Alex Perry

ISBN 978-9928-811-27-1

Çmimi 1200 Lekë / 12 €

Faqe 388

Përktheu nga origjinali në anglisht: Aristidh Shqevi

‘Histori të jashtëzakonshme . . . ku ngjarjet rrjedhin shpejt’
Times Literary Supplement

‘Një vepër tepër mbresëlënëse e publicistikës hulumtuese. Një vështrim shumë i rëndësishëm dhe bindës mbi mafian italiane. Një libër i shkëlqyer me forcë jetë – ndryshuese’
Booklist

‘Një përshkrim magjepsës dhe një narrativë që ta copëton zemrën’
Observer

‘Thelbësor’
Washington Post

PËRSE MENDOHET NJË LULEDIELLI

Teuta Dhima

ISBN 978-9928-811-08-0

92 Faqe

Çmimi 800 Lekë  / 8 €

Përmbledhja poetike “Përse mendohet një luledielli”, e autores Teuta Dhima, e cila pason librin “LUS TOKËN”, vjen te lexuesi si befasi artistike. Fjala, vargu, materia letrare e poezive të saj, përçon marrëdhënien e dlirë me botën përqark, e cila përcillet me tone lakonike dhe mendim të përkorë.

A SHORT HISTORY OF DURRËS

Eduard Shehi

ISBN 978-9928-811-04-2

Çmimi 1200 Lekë / 12 €

264 Faqe

Pas botimit të parë në gjuhën shqipe në vitin 2021, ky botim nga Eduard Shehi tashmë vjen dhe në gjuhën angleze.

KONTAKT

Për më shumë informacione mos hezitoni të na kontaktoni